HISTORIKU I DSIK-se

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), është krijuar në bazë të ligjit nr. 8457, datë 11.2.1999 "Për informacionin e klasifikuar "sekret shteteror"", i ndryshuar me ligjin nr. 9541, datë 22.5.2006 "Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 8457, datë 11.2.1999 "Për informacionin e klasifikuar "sekret shtetëror"".
Me Urdhërin e Kryeministrit, nr. 742, datë 14.2.2001, "Për disa ndryshime në strukturën dhe organikën e Këshillit të Ministrave", u miratua struktura e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (strukturë provizore me tre vete).

Mbas përgatitjes dhe miratimit nga Këshilli i Ministrave të akteve nënligjore, të nxjerra në bazë e në zbatim të ligjit nr. 8457, datë 11.2.1999, "Për informacionin e klasifikuar "sekret shtetëror"", me vendim nr. 58, datë 29.1.2004, të Këshillit të Ministrave, "Për organizimin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar", u miratua struktura dhe organika e plotë në varësi direkte të Kryeministrit.

Në bazë të vendimit nr. 377, datë 31.05.2001, të Këshillit të Ministrave, " Për sigurimin e informacionit të klasifikuar në marrëdheniet ndërkombetare ", DSIK-ja është Autoritet i Sigurimit Kombëtar në marrëdhenie me NATO-n, organizatat e tjera ndërkombëtare dhe vendet e huaja.

DSIK-ja ka marrëdhenie bashkëpunimi me strukturat e NATO-s dhe me strukturat homologe të vendeve të tjera anëtare apo partnere të NATO-s.

DSIK-ja (Autoriteti i Sigurimit Kombëtar), përgatit, negocion dhe nënshkruan " Marrëveshjet për mbrojtjen e përbashkët të informacionit të klasifikuar ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverive të vendeve të tjera ".

Zyra e Sigurimit të NATO-s (NOS), gjatë inspektimeve që ka bërë në Shqiperi, "Për ështjet e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar të NATO-s", ka vlerësuar profesionalizmin e DSIK-së në përmbushjen e standarteve të sigurisë dhe rekomandimeve të NATO-s.