Bashkorganizim i konferencës së përbashkët

“Sfidat e sigurisë së informacionit në realitetin e TIK”.

 

Autoriteti i Sigurisë Kombëtare të Kosovës dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (NSA, Shqipëri), në cilësinë e institucioneve bashkorganizuese, zhvilluan në qytetin e Pejës, me 23-25 nëntor 2022, Konferencën e Dytë, “Sfidat e sigurisë së informacionit në realitetin e TIK”.

Të ftuar dhe referues në ketë konference ishin përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe të disa kompanive të përfshira në çështjet e sigurisë së informacionit nga Shqipëria e Kosova. E pranishme në Konference ishte edhe Kryetarja Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI në Kuvendin e Kosovës, Znj. Ganimete MUSLIU, Këshilltari për Siguri Kryeministrit të Kosovës, Z. Riad NUREDINI, Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Z. Petrit AJETI, etj. Në këtë konferencë ndihmoi me pjesëmarrjen dhe kontributin e tij aktiv edhe Z. Dritan PALNIKAJ, në cilësinë e përfaqësuesit të Kryeministrisë.

Kjo konference riafirmoi dëshirën dhe vullnetin e përbashkët për thellimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit të ndërsjellët të institucioneve dhe shtroi nevojën e ndërhyrjeve urgjente të shoqëruar me mbështetje financiare, për ngritjen e kapaciteteve strukturore e njerëzore të afta dhe rinovimin e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit të sigurtë.

Nga prezantimet specifike dhe debati profesional në konferencë, u theksua nevoja për veprime të koordinuara ndërmjet institucioneve dhe partnerëve, si dhe për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet sektorit publik, privat dhe strukturave të sigurisë. Në këtë kuadër u theksua edhe nevoja për ngritjen e kapaciteteve strukturore të kualifikuara dhe mbështetjen e tyre financiare.

Menu