Altin JANI është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, me Vendim Nr. 195, datë 3.4.2024 të Këshillit të Ministrave.

Z. JANI, është bërë pjesë e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (ish-DSIK) në vitin 2012 pas një eksperience në sektorin privat.

Gjatë këtyre viteve, Z. JANI ka drejtuar Sektorin e Sigurisë Industriale, duke dhënë një kontribut të çmuar në hartimin e politikave, ndjekjen e procedurave, mbikëqyrjen shtetërore dhe vetëdijesimin e sigurisë për aspekte të disiplinave të sigurisë së informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror”, të NATO-s, BE-së, shteteve dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare.

Altin JANI është diplomuar në Shkenca Juridike dhe në degën e Historisë. Ka marrë pjesë në një sërë trajnimesh dhe konferencash brenda dhe jashtë vendit në fushën e sigurisë së informacionit të klasifikuar.

Altin JANI zotëron gjuhën angleze dhe italiane.

Menu