- Njoftime të ndryshme
- Njoftime për procedurat e rekrutimit/pranimit në shërbim civil
- Raporte
- Publikime
- Statistika
- Projekte
- Bashkëpunime etj.
Shënim: AP vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.
Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikoj informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikoj e përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive. Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (këtej e tutje AKSIK), ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. AKSIK do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.Informacioni i bërë publik në këtë program synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së AKSIK, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar në faqen zyrtare www.nsa.gov.al, si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afate kohore për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike, si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.Depozitimi i kërkesave për informim
Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar
Adresa: Rruga “Ibrahim Rrugova”
1019, Tirane
sekretaria@nsa.gov.al
Koordinatori për të drejtën e informimit në AKSIK
Znj. Marsida Fetishi
Email: marsida.fetishi@nsa.gov.al
Adresa: Rruga “Ibrahim Rrugova”
1019, Tiranë
Orari:
E Hënë – E Enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00