Njoftim

 

Në kuadrin e traditës së shkëlqyer dhe të vullnetit të ndërsjellët për zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës, për shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të informacionit të klasifikuar; si dhe të zbatimit të Planit Dypalësh të Bashkëpunimit, me 23-24 qershor 2022, u organizua në Tiranë, takimi zyrtar me delegacionin e Autoritetit të Sigurisë Kombëtare Kosovës, të kryesuar nga Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Zoti Petrit AJETI.

Në fokusin e trajtesave dhe të prezantimeve të përfaqësuesve të Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës, ishte shkëmbimi i praktikave dhe standardeve më të mira në të gjitha disiplinat e sigurisë së informacionit të klasifikuar; për sigurinë e personelit, sigurinë e informacionit në fushën industriale, sigurinë fizike, sigurinë e informacionit, sigurinë e sistemeve të komunikimit dhe informacionit; si dhe për aspekte të rishikimit të legjislacioneve tona të brendshme dhe të edukimit të sigurisë.

Menu